Një aksion kundër trafikut të drogës çoi në pranga shtatë shtetas të përfshirë në trafikun e narkotikëve. ABC News mëson se janë arrestuar Besmir Gjezar, Erdis Hysi, Kristi Dule, Adi Manoku, Mateo Jahollari Marjus Lako si edhe Stiljan Lako.
Mes të arrestuarve është edhe organizatori i grupit, një shtetas aktualisht i ndaluar në Itali, për heqje të paligjshme të lirisë.
Kontrollet u kryen gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në banesa e lokale, një aksion ky i zhvilluar pas një hetimi proaktiv, njëvjeçar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, për shkatërrimin e një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në lokale nate, në qarkun Korçë.
Ndërkohë u sekuestruan sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 1 peshore elektronike, 3 automjete dhe 9 celularë.
Nga ky aksion një person është shpallur në kërkim , gjashtë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
/abcnews.al/