Ministrja Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë ka komentuar aksionin e SPAK për arrestimin e përgjegjsve të përfshirë në aferën korruptive për inceneratorët, ku mes emrave është edhe ish deputeti socialist Alqi Bllako.
Ajo i është kundërpërgjigjur Tabakut, e cila kërkoi ndjesë publike nga qeveria për përfshirjen e anëtarëve të PS-së në këtë aferë korruptive.
Spiropali është shprehur se është e tepërt që tashmë të bëhet teatër, pasi ishte vetë Bllako që e mori përsipër që ti hapë rrugë punës së drejtësisë.
“Mjaft moj zonjë bëre teatër, dëshpërim i madh për ju e për ata që ju dëgjojnë se e para e punës, nuk ishte balloni prej 430 milionë eurosh ai që çoi pas hekurash Alqi Bllakos por reforma në drejtësi, por ti zonjë që dole nga dera, se ndoshta të erdhi ora e gjumit. Dhe jo komisionet e tjera. Ai dha dorëheqjen për ti hapur rrugë hetimit. Institucionet e drejtësisë tashmë të bëjnë punën që u takon. Është e rëndësishme që të mos mbrohen ato që nuk duhet mbrojtur me mungesën e demokracisë keni mbrojtur njerëz që nuk duhen ti mbronit”, ka thënë ajo./abcnews.al