Aksioni i IKMT te “5 Maji”, banorët e kalojnë natën jashtë: Nuk duam banesa sociale

schedule10:21 - 20 Janar, 2022

schedule 10:21 - 20 Janar, 2022

Disa prej banorëve në lagjen “5 Maji” në Tiranë të cilat preken nga aksioni i IKMT për të shembur godina në kuadër të procesit të rindërtimit e kanë kaluar jashtë mbrëmjen e djeshme. Ata thonë se nuk do të largohen derisa të marrin banesë me të drejta të plota pronësie dhe refuzojnë të futen në banesa sociale.

Lexo edhe: Protesta e banorëve të “5 Majit” kundër shembjeve “bashkon” në terren PD-në

“Jashtë kemi fjetur. Se ku i kanë gjetur nuk e di. Mos të marr çantën time apo teshat personale të mia. Unë do protestoj prapë. Unë nuk dal pa më gjetur strehim të vërtetë.  Nuk dua banesë sociale. Unë dua shtëpinë time me legalizime me të gjitha. Unë në pallat social nuk hyj. Dua shtëpinë time me letra dhe vulë. Më kanë nxjerrë zvarrë”, thotë një prej banorëve.

Mbrëmjen e djeshme nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, e cila shpjegoi se janë 58 familje që kanë nënshkruar marrëveshje me bashkinë dhe janë dakord me procesin e projektit. Ndërkohë sipas Rusetit, 44 familje përfitojnë bonus qiraje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!