Aksionet e Juventusit bien 6% pas dorëheqjes së bordit

schedule10:35 - 30 Nëntor, 2022

schedule 10:35 - 30 Nëntor, 2022

Sipas Calciomercato, Juventus humbi 6% të vlerës së tij në bursë pas dorëheqjes së bordit të drejtorëve. Lajmi i djeshëm i tronditi të gjithë.

Ky lajm jo vetëm që ka tronditur tifozët e klubit, por ka sjellë edhe rënien e vlerës së aksioneve. Juventusi ka nevojë për stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur.

Calciomercato raporton se vlera e tyre ra nga 0,2606 euro për aksion në 0,2532 euro për aksion sapo u publikua lajmi.

Bianconerët kanë pasur disa beteja ligjore kohët e fundit, dhe e fundit, e cila rezultoi në shpërbërjen e bordit të klubit, përfshin raportime të rreme. /G.D abcnews.al/