Aksione për përmirësimin e sigurisë ushqimore

schedule15:45 - 22 Shtator, 2017

schedule 15:45 - 22 Shtator, 2017

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka paralajmëruar aksionin e parë qe do te ndermarre per te permiresuar standartet e sigurisë ushqimore në vend. Ai ka të bëjë me të gjitha hallkat që kalojnë produktet e mishit deri tek dalja në treg.

Aksioni për përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore do të nisë me disiplinimin e tregut të mishit dhe nënprodukteve të tij.
Ministri i Bujqesise dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi e paralajmerori gjatë një vizite në një stabiliment në Lushnje.
“Nuk mund të kemi dot siguri ushqimore të nivelit që pretendojmë në rast se nuk disiplinojmë së pari therjet, pastaj tregjet e kafshëve të gjalla pastaj lëvizjen e kafshëve dhe pastaj standartet e pikave të tregtimit te mishit dhe nënprodukteve të tij. Këto janë katër pika të nxehta të cilat kanë shumë nevojë për ndërhyrje, kanë shumë nevojë për standartizim dhe për rregullim.”
Peleshi gjtihashtu deklaroi se nuk do të ketë më therje jashtë thertoreve. Pikat e therjes që nuk plotësojnë standartet do te mbyllen ndersa drejtorite e AKU qe e kane leshuar do te mbajne pergjegjesi per cdo autorizim te leshuar.
“Mbas auditimit, padyshim që Drejtoritë e AKU-së që kanë dhënë autorizimin, duhet të mbrojnë autorizimin për cdo pikë therjeje. Pikat e therjes që nuk janë të standartit, pra që nuk kënaqin standartin do të mbyllen, po i paralajmëroj që tani edhe inspektorët edhe operatorët që nuk do të ketë më pika therje jashtë standartit”
Kjo nismë sipas zyres se shtypit te ministrise se Bujqesise e cila ka shperndare dhe filmimet është e rëndësishme së pari për të garantuar sigurinë e ushqimit për konsumatorin vendas, por gjithashtu eshte dhe nje hap Drejt hapjes së tregut të podukteve shtazore me vendet e Bashkimit Europian.

https://www.youtube.com/watch?v=2YLmx7vp2zI

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!