Aksion policor në Qafë-Kashar, policia kontrolle në automjetin e blinduar të Ramazan Rrajës

schedule14:03 - 15 Nëntor, 2022

schedule 14:03 - 15 Nëntor, 2022

Policia ka ndaluar nipin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Ramazan Rraja ndërsa lëvizte me automjetin e tij. Policia e Tiranës po kryen kontrolle e verifikime për mjete të blinduara dhe gjatë operacionit janë disa drejtues mjetesh. Mes tyre ndodhet dhe Rraja.

Aksioni policor është zhvilluar në Qafë-Kashar.

Kujtojmë se Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai më shumë se një vit më parë ka dhunuar barbarisht një grua te QSUT. Ai gjithashtu u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një video ku shfaqet në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov, duke terrorizuar klientët. Pas publikimit të lajmit, Rraja, nga Dubai mohoi të kishte qenë ai, duke thënë se policia merr ryshfet për të terrorizuar familjen e tij.

Ndaj Rrajës gjithashtu rëndon akuza e trafikimit të drogës, nga autoritetet belge, që kanë kërkuar dënimin e tij me 8 vite burg.

Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antwerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi. Ai gjithashtu u përfol për përfshirje në masakrën e Fushë-Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ai reagoi për mediat dhe mohoi përfshirjen.

“Nuk kam asnjë lidhje me krimin, ndodhem jashtë vendit. Për shtate muaj ne Shqipëri kam qendruar vetëm 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qëllimisht me akuzon padrejtësisht për çdo krim”, tha Rraja asokohe. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!