Aksion policor në Itali, arrestohen 85 anëtarë të “Cosa Nostra-s”

schedule15:59 - 5 Korrik, 2021

schedule 15:59 - 5 Korrik, 2021

Një informatore mafioze është vënë në pranga të hënën në një aksion të policisë italiane kundër “Cosa Nostra-s”. Me finalizimin e këtij operacioni u arrestuan 85 persona në/dhe përreth Palermos dhe në rajone të ndryshme italiane.

Siç raportojnë mediat italiane, informatorja, Giusy Vitale është motra e kreut të një klani në Partinico dhe kishte marrë përsipër frenat e familjes pas arrestimit të tyre, përpara se të arrestohej edhe vetë dhe të kthehej si dëshmitare e shtetit.

Megjithatë, ajo tani mendohet të jetë drejtuesja e një operacioni të madh të trafikut të drogës. Në pranga u vunë edhe motra e saj Antonina dhe nipi Michele Casarrubia.

Ndërkohë policia ka thënë se hetimi zbuloi “një përçarje alarmues të klaneve” dhe tregoi se “luftëra të reja dhe ndoshta të afërta” po priten mes familjeve të ndryshme për kontrollin e trafikut të drogës.

Hetimi tregoi gjithashtu se një oficer i burgut të Palermos ndihmoi një bos të burgosur, Francesco Nania, të komunikonte me botën e jashtme falë ndërmjetësimit të një agjenti të pasurive të patundshme, Giuseppe Tola. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!