Aksion policor në Beograd, 8 inspektorë tatimorë u arrestuan për shpërdorim detyre

schedule10:34 - 11 Shtator, 2023

schedule 10:34 - 11 Shtator, 2023

Një aksion i madh policor është zhvilluar mëngjesin e kësaj të hëne në Beograd me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, në bashkëpunim me kontrollin e brendshëm të Ministrisë së Financave.

Si pasojë e këtij aksioni kanë rënë në pranga tetë inspektorë tatimorë për shpërdorim detyre që kanë të bëjnë me rimbursimin e TVSH-së dhe pastrim parash, të cilat kanë dëmtuar serbët, dhe kanë sjellë një humbje prej miliona eurosh në buxhetin e shtetit duke pasuruar në mënyrë të paligjshme disa privatë.

Sipas informacioneve, arrestimet arrestimet kanë ndodhur në administratën tatimore të Zemunit dhe Vozhdocit dhe të dyshuarit janë vënë në pranga në vendin e tyre të punës./abcnewsa.l

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!