Aksion për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në Qafë -Thanë -Pogradec

schedule11:01 - 23 Nëntor, 2017

schedule 11:01 - 23 Nëntor, 2017

Autoriteti rrugor dhe Inspektoriati i Ndërtimit kanë nisur aksionin për prishjen e objekteve, të cilat nuk respektojnë distancën me rrugët nacionale dhe si rrjedhim bëhen burim për aksidente. Aksioni ka filluar nga rrugën nacionale Qafë – Thanë- Pogradec, për të vijuar në aksin Korçë Kapshticë. Autoriteti Rrugor Rajonal ka evidentuar dhjetra ndërtime të paligjshme ku përfshihen reklama, rrethime dhe objekete shërbimi, të cilat nuk kanë respektuar distancën prej 30 m nga rruga nacionale dhe që janë bërë shpesh shkak për cënimin e sigurisë rrugore në akset nacionale të Qarkut të Korçës. Pjesa më e madhe e pronarëve të këtyre ndërtimeve të paligjshme,edhe pse janë njoftuar për aksionin, nuk kanë ndërhyrë për t’i prishur vetë, por kanë pritur fadromat e inspektoriatit të ndërtimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!