Aksion për pastrimin e “Syrit të kaltër”, Klosi: Do të vijojmë rehabilitimin

schedule15:24 - 13 Prill, 2019

schedule 15:24 - 13 Prill, 2019

Një nga pikat simbol të turizmit shqiptar “Syri i Kaltër” shumë shpejt do t’u ofrojë një tjetër pamje vizitorëve. Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka nisur rehabilitimin e territorit në prag të sezonit veror.

“Syri i Kaltër” ka nisur të pastrohet. Aksioni vjen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, vullnetarëve, përfaqësuesve të zonave të mbrojtura e nxënësvse të shkollave pas denoncimeve të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes me ta.

“Në prag të sezonit turistik situata eshte realisht për t’u parë me sy kritik. Jemi këtu sot për të bërë jo vetëm një aksion pastrimi, por për të bërë edhe një rehabilitim të gjithë situatës pas ndërhyrjes së IMKT-së para disa muajsh, për ta stabilizuar atë në kuadër të sezonit të ri turistik”.

Nderhyrjet tregoi ministri Klosi do të vijojnë me rikonstruksionin e rrugës e më pas me zbatimin e projektit të Bankës Botërore i cili parashikon transformimin e këtij destinacioni turistik.

“Turistët e parë kanë filluar të vijnë në Sarandë, krocera e parë i ka zbritur në portin e Sarandës, por situata në Syrin e Kaltër ishte lënë krejtësisht pas dore. KJo nuk dikutohet që ështe nje përgjegjësi e institucioneve shtetërore, atyre lokale po ashtu, por edhe një thirrje në kuadër të sezonit të ri turistik që kemi shumë më tepër nevojë përpjekjen e gjithë aktorëve dhe faktorëve, shoqërisë civile dhe të gjtihë qytetarëve të kësaj zone dhe kudo që ka turistë për të pasur një Shqipëri të pastër”.

Aksioni i pastrimit sipas ministrit Klosi do të vijojë gjatë të gjithë muajit prill dhe maj për të nisur sezonin e ri veror me më shume cilësi dhe standarde. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!