TIRANË- Katër persona janë arrestuar, ndërsa një i pestë është shpallur në kërkim pasi siç konfirmon policia bashkëpunonin në formën e një grupi kriminal për hedhjen në treg të kartëmonedhave euro të dyshuara të falsifikuara
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë Alesio Brungaj, Serxhio Lala dhe Enis Aliaj.
Gjithashtu, u shpall në kërkim një 19-vjeçar, banues në Krujë.
Tre prej tyre u kapën në flagrancë në momentin që po tentonin të tërhiqnin në një postë në Tiranë, 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara. Këto dërgesa kryheshin nga njëri prej 19-vjeçarëve, i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar veprimtarinë dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara.
Gjatë aksionit u sekuestruan 11 pako, që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara.

