SHKODËR- Pas një aksioni të shtrirë në gjithë qarkun e Shkodrës, Policia ka gjetur dhe ka asgjësuara 2944 bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
-Në Shalë dhe Postribë asgjësohen 988 bimë kanabisi
-Në Temal dhe Hajmel asgjësohen 1809 bimë kanabisi
-Në Iballë asgjësohen 147 bimë kanabisi
Autoritetet thonë se ka nisur puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis. Sipas policisë, ky megaoperacioni vijon dhe ka si qëllim asgjësimin e bimëve narkotike.

