Aksion në Kadastrën e Durrësit/ 5 të arrestuar, mes tyre bashkëshorti i zyrtares së Berishës

schedule10:53 - 12 Prill, 2024

schedule 10:53 - 12 Prill, 2024

Pesë persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim në Durrës, pasi akuzohen se kanë bashkëpunuar në tjetërsimin e dokumenteve të 448 mije meter katrorë tokë pranë zonës së Spitallës.

Në pranga është vënë Leonard Kadrimi, zëvendesdrejtori e hipotekës, i cili rezulton të jetë bashkëshorti i Jola Hysaj, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun. Gjithashtu në pranga është vënë Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha, dhe Gjovalin Ndoci.

Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se nga ana e personave të ndryshëm, me anë të dokumentacioneve të falsifikuara si dhe punonjësve të Agjencise SHteterore te Kadastres, janë kryer veprime qe kanë sjellë tjetërsimin e 448,000 m2 tokë nga pasuri e në pronësi të shtetit shqiptar në pasuri të individëve.

Hetimet zgjatën një vit, teksa dyshohet se nga tjetërsimi i dokumenteve të sipërfaqes së tokës, kane perfituar Lirim Xhameta, Dashnor Taulla dhe Gjovalin Ndoci.

Ndërkohë ish zevendes drejtuesi i Kadastrës, Leonard Kadrimi ish-juristi dhe Ardit Kërtusha dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në Kadastër, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme.

Pas zbulimit të këtij abuzimi me kerkese te Prokurorise se Durrësit është vendosur sekuestro ndaj 20 pasurive, me sipërfaqe totale prej 448.000 m2 qe deri në vitin 2018 kanë qenë në pronësi të shtetit dhe qe me pas janë tjetërsuar në mënyrë të kundraligjshme.

Te arrestuar

Leonard Kadrimi, ish zv/drejtor, hipoteka durres

Ardit Kertusha, ish jurist, hipoteka durres

Lirim Xhameta, perfitues nga tjetersimi

Dashnor Taulla, perfitues nga tjetersimi

Gjovalin Ndoci, perfitues nga tjetersimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!