Aksion në Fier, sekuestrohen armë dhe municione luftarake

schedule10:35 - 11 Tetor, 2018

schedule 10:35 - 11 Tetor, 2018

Forcat Speciale të Fierit kanë vazhduar aksionin për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. Gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 11 persona kryesisht me precedentë penal të dyshuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe për “Vjedhje”.

Në një lokal në Zhupan, u kap me armë zjarri Aleksandër Hoxhaj, 37 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”. Sapo ka parë policinë të hyjë në lokal, Hoxhaj ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit, por u arrestua në flagrancë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën 15 paketime me lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa me peshë 43.5 kilogramë dokumente të falsifikuara: pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi automjeti në gjuhën greke me foto të këtij shtetasi, sende të ndryshme të dyshuara që përdoren për kryerjen e vjedhjeve, 34 fishekë pistolete dhe automatiku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!