Aksion në Elbasan, ndalohet 1 person me bombë me vete

schedule14:19 - 17 Nëntor, 2018

schedule 14:19 - 17 Nëntor, 2018

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion pranë Universitetit të Elbasanit. Tre persona janë ndaluar si dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri dhe fishekë. Mësohet se një prej të ndaluarve kishte me vete një bombë gati për shpërthim. Në lidhje me këtë operacion ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Ky aksion vjen dy ditë pas takimit që bëri ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me drejtues të policisë lokale në qytetin e Elbasanit. Mësohet se Lleshaj u kërkoi mobilizim të gjithë strukturave të policisë në punët e tyre të përditshme dhe rritje të fuqisë goditëse ndaj kriminalitetit në qarkun e Elbasanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!