Aksion me mbi 800 policë në Gjermani e Itali kundër Ndragheta, arrestohen 31 persona

schedule14:10 - 5 Maj, 2021

schedule 14:10 - 5 Maj, 2021

Në një operacion të madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave të Eurojust dhe Europol në Itali dhe Gjermane çoi në arrestimin e 31 të dyshuarve , që pretendohet të jenë pjesë e mafies ‘Ndrangheta, që veprojnë në rajone të ndryshme të Italisë dhe jashtë vendit.

Po ashtu në Itali dhe Gjermani, 65 të dyshuar të tjerë janë identifikuar dhe banesat e tyre u kontrolluan nga rreth 800 oficerë policie dhe zyrtarë të taksave të angazhuar në këtë operacion.

Aksioni i sotëm është në vazhdimësi të operacionit të koordinuar të Eurojust dhe Europol Pollino, gjatë së cilit 84 të dyshuar u arrestuan në Dhjetor 2018 në dy vendet e lartpërmendura, si dhe në Belgjikë dhe Holandë. Në funksion të operacionit të sotëm, një Urdhër Arresti Evropian është lëshuar për një nga të dyshuarit kryesorë dhe tashmë të dënuar i cili kohët e fundit u vendos në paraburgim në Spanjë dhe po pritet dorëzimi në Itali.

Grupi ndër të tjerët dyshohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe aktivitete të pastrimit të parave.

Gjatë një periudhe prej të paktën disa vitesh, grupi dyshohet se ka organizuar tregtinë e kokainës midis Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Spanjës duke përdorur mjete të koduara të komunikimit EncroChat dhe Sky ECC. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!