Aksion masiv në Kosovë/ Në fokus aktivitetet “Call Center”, 20 të arrestuar dhe mijëra euro të sekuestruara

schedule12:00 - 27 Nëntor, 2024

schedule 12:00 - 27 Nëntor, 2024

KOSOVË- Rreth 20 persona janë arrestuar në disa qytete në Kosovës, pas një aksioni që kishte si synim goditjen e  bizneseve “Call Center”, të cilët dyshohet për mashtrim.

Autoritetet e sigurisë kanë konfiskuar 120 mijë euro. Sipas mediave, Policia e Kosovës dhe ajo gjermane kanë kontrolluar 14 zona në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar:

  •  Pesë makina
  •  Janë ngrirë mjete financiare nëpër banka në Kosovë, si dhe prona të paluajtshme;
  • Rreth 30 kompjutera;
  • Rreth 30 telefona;
  • Pajisje memorizuese;
  • Dokumente dhe prova tjera relevante për rastin, etj.

Grupi hetimor po kryen verifikimet për personat e dyshuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!