Aksion kundër ushqimeve dhe pijeve të falsifikuara

schedule14:59 - 23 Qershor, 2019

schedule 14:59 - 23 Qershor, 2019

Rreth 160 mijë dollarë është vlera e sekuestrimi të operacionit policor mbi prodhimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore dhe pijeve të falsifikuara. Operacioni ndërkombëtar u kodua “OPSON 8”, ndërsa morën pjesë më shumë se 70 vendeve nga e gjithë bota, duke u mbështetur edhe nga INTERPOL e EUROPOL.

Gjatë operacionit në Shqipëri u  kontrolluan në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti, ku 9 persona u arrestuan dhe 22 të tjerë u proceduan. Sipas Policisë së Shtetit, u sekuestruan mish i ngrirë dhe produkte të tij, pije të forta alkoolike, fruta të thata dhe djathë.

Njoftimi i policisë:

Qe prej 4 vitesh, Shqipëria nëpërmjet Policisë së Shtetit mbështet dhe merr pjesë në Operacionin Ndërkombetar “OPSON 8”,  për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, tregtimit, trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën/standarte dhe të falsifikuara.

Gjatë operacionit në Shqipëri gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia në të gjitha qarqet janë arritur këto rezultate:

-Janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.

– Janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale”, gjithsej 8 subjekte.

– Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale “Mashtrim”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara”,  Prodhim të Kundërligjshëm, “Punësimi i paligjshëm”, ” Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, i stampave  ose i formularëve”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve  të tjera  të rrezikshme për shëndetin”, “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”,  “Fshehja e të ardhurave”,  gjithsej 30 subjekte.

– Janë proceduar penalisht në gjendje të lirw 22 persona,.

– Janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 9 persona,.

– Është shpallur kërkimi për 1 person

– Janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde apo të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në sasitw:

Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66  litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi  etj, të gjitha kapin  vlerën rreth  160 000  USD.

/abcnews.al