Një operacion masiv është zhvilluar në Tiranë me qëllim goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Gjatë operacionit janë arrestuar tre organizatorë të moshës 24, 40 dhe 52-vjeç. Ndërsa janë proceduar penalisht edhe tre administratorë të lokaleve të moshës 31, 26 dhe 31 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit e arrestuar në bashkëpunim dhe me administratorët e lokaleve të konstatura, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara, nëpërmjet aparateve celulare.
Gjatë kontrolleve masive, bazuar në inteligjencën policore dhe shqetësimin e adresuara nga qytetarët, Policia konstaton dy subjekte të përshtatura për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm të organizimit e lotarive të palejuara (baste sportive online).
Gjithashtu janë sekuestruar 6 aparate celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.
Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/