Në Lezhë është zhvilluar operacioni i koduar “Qarku” për ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimin e policisë lokale thuhet se është vënë në pranga 23-vjecari, Erikson Tetaj.
Gjykata në Itali e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Shfrytezim prostitucioni dhe trafik droge”. Ndërkohë që po kryhen procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Një 22 vjeçar i akuzuar për një grabitje në Laç u arrestua gjatë këtij aksioni. Ndërsa një tjetër u ndalua për armëmbajtje pa leje dhe një 28-vjeçar u procedua për drogë./ABC News Albania 24/7