Pas atij në Portin e Durrësit, Policia e Shtetit ka vijuar aksionet blic në Tiranë dhe në Vlorë.
Policia njoftoi se aksioni në kryeqytet operacioni u zhvillua në Doganë. Aty u përfshinë 200 forca policore, ndërkohë që u përdorën drone dhe qen antidrogë. Uniformat blu shoqëruan 7 persona. Gjithsej u kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona.
Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme. Gazetari Andi Qosja raportoi më herët për abcneës.al se ky aksion do të shtrihet edhe në qytetet e tjera të vendit për të prangosur personat me rekorde kriminale.
Mësohet se ky operacion blic është shtrirë edhe në qytetin e Vlorës. Gazetari Elton Nikaj raportoi për abcneës.al se në aksion u angazhuan forcat RENEA dhe FNSH, ndërsa kontrollet patën subjekt persona të dyshuar për përfshirje të lëndëve narkotike dhe të kaluar kriminale./abcnews.al