Disa parcela me kanabis sativa janë zbuluar gjatë aksionit antikanbis që Policia e Shtetit ka nisur prej dy ditësh në zonat e thella të Vlorës. Në këtë aksion është futur edhe helikopteri i Policisë, prej të cilit janë fotografuar parcela te dyshuara me kanabis sativa. Aksioni po zhvillohet në lumin e Vlorës, në fshatrat Laparadha, Gjorm, Kuç, Treblovë. Forcat e policisë sot që në orët e para të mëngjesit kanë shkuar te pracelat për asgjësimin e bimëve narkotike. Gjithashtu në fund të operacionit pritet që Policia e Shtetit të dalë me një deklaratë për shtyp. /abcnews.al
Aksion antikanabis me helikopter në Vlorë, zbulohen parcela
schedule10:43 - 8 Gusht, 2018
schedule 10:43 - 8 Gusht, 2018