Policia e Beratit ka arrestuar shoferin 56-vjeçar për aksidentin me vdekje që ndodhi në Berat mbrëmjen e kaluar. Uniformat blu bëjnë me dije se gjithashtu është proceduar S.Z., 20 vjeçe, banuese në Dimal.
Këta të fundit mbrëmë rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Poshnje, aksidentuan këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, banues në Moravë, Berat, i cili humbi jetën.
Lexo edhe: VIDEO/ Njëra e përplasi në tokë, makina tjetër i hipi sipër: Si ndodhi aksidenti me vdekje në Berat
“Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A.N., 56 vjeç, banues në Berat si dhe u procedua penalisht shtetasja S.Z., 20 vjeçe, banuese në Dimal, pasi dje rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Poshnje, aksidentuan këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, banues në Moravë, Berat, i cili humbi jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al