Aksidentoi për vdekje një grua dhe plagosi dy të tjerë në Peqin, në pranga 27 vjeçari

schedule13:28 - 4 Maj, 2019

schedule 13:28 - 4 Maj, 2019

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksident me vdekje një ditë më parë në by-passin e Peqinit. Në njoftimin e policisë së Elbasanit thuhet se 27 vjeçari Floront Hoxhallari i cili po drejtonte mjetin tip Toyota është përplasur me makinën tip Golf.

Për pasoje gjeti vdekjen 65 vjeçarja  Fatime Braho si dhe u plagosen dy persona. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i mjetit Toyota dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Ngjarja ndodhi të premten në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjoçajve”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!