Aksidentoi për vdekje kunatin me Jet Sky/ Gjykata e Apelit liron të riun Italian, dha garanci pasurore një milion lekë

schedule13:00 - 22 Shtator, 2024

schedule 13:00 - 22 Shtator, 2024

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka liruar nga paraburgimi, shtetasin italian, Salvatore Di Tella, i cili rreth një muaj më parë shkaktoi një aksident me “Jet Ski” në Velipojë, ku humbi jetën kunati i tij Nicola Loro.

Mësohet se 20-vjeçari ka vënë një shumë prej 1 milion lekësh si garanci pasurore, ndërsa gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e tij për zbutje të mësës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore një herë në muaj.

Aksidenti ujor ndodhi më 18 gusht, ku dy të rinjtw  italianw Nicola Loro dhe Salvatore Di Tella, po bënin manovra me Jet Ski në plazhin e Velipojës. Goditja ishte fatale për 19-vjeçarin Nicola Loro, ndërsa Salavatore di Tella arriti tu shpëtonte plagwve të marra dhe u arrestua nga Policia e Shkodrës.

Fillimisht më 22 gusht Gjykata e Shkodrës la në burg, 20-vjeçarin Salvatore Di Tella, ndërsa ai apeloi vendimin duke kërkuar një masë me të lehtë sigurie. 20 – vjeçari pretendoi para togave të zeza se ngjarja ishte aksidentale dhe një gabim njerëzor çoi në aksidentin tragjik./abcnews.al