Aksidentoi për vdekje drejtuesin e motomjetit, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

schedule13:16 - 27 Shtator, 2024

schedule 13:16 - 27 Shtator, 2024

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi teksa drejtonte automjetin, u përplas me një motomjet. Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin 60 vjeç, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin dhe  si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al