Foto ilustruese
Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar pasi akuzohet se shkaktoi aksidentin e ditës së djeshme në dalje të kryeqytetit, në drejtim të Elbasanit ku mbeti i vdekur një 57-vjeçar. Ky i fundit ishte duke lëvizur me një motorçikletë ku edhe është përplasur nga i riu me makinë duke humbur jetën në vend.
“ P. Z., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, në afërsi të një qendre tregtare, është përplasur me një motomjet dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. Xh., 57 vjeç”, njofton policia.
/abcnews.al