Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ditën e djeshme aksdientoi një këmbësor në Sukth dhe u largua.
Policia arrestoi 42-vjeçarin D. M., banues në Sukth, i cili dyshohet se më datë 25.05.2025, rreth orës 20:45, në aksin rrugor “Sukth-Vadardhë”, ka aksidentuar shtetasin B. D., 54 vjeç, dhe është larguar.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin me të cilin dyshohet se shtetasi D. M. ka aksidentuar 54-vjeçarin.
54-vjeçari i dëmtuar ndodhet në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al