Një 18-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë këtë të enjte. Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë pasi i riu duke drejtuar një automjet “Audi” aksidentoi një të mitur 14 vjeç në kryeqytet.
I dëmtuari nga aksidenti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Dedë Gjo Luli”./abcnews.al