Një i ri u aksidentua rreth orës 17:30 këtë të enjte në qytetin e Pukës. Sipas policisë, 25-vjeçari Ç. B. u rrëzua me motoçikletë në rrugën kryesore në vendin e quajtur “Ura e Karatit”.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet të transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Në drejtim të spitalit të Pukës është nisur edhe një helikopter që pritet të dërgojë të riun në spitalin e Traumës.
Ndërkohë policia po heton për të zbuluar shkaqet e plota të aksidentit./abcnews.al