Aksidentohet për vdekje këmbësori në Velipojë

schedule19:44 - 21 Mars, 2019

schedule 19:44 - 21 Mars, 2019

Një këmbësor ka humbur jetën në një aksident rrugor në Velipojë. Policia me anë të një njoftimi për mediat beri me dije se 40-vjeçari Bujar Bujaj, është përplasur nga një mjet tip “Benz”.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al