Aksidentohet minatori në Bulqizë, Sindikata: Kompania i kishte ndryshuar vendin e punës

schedule16:30 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 16:30 - 19 Dhjetor, 2019

Në minierën e kromit në Bulqizë është aksidentuar gjatë punës minatori Tush Asllani. Sipas policisë  i cili është dërguar drejt spitalit të Traumës, Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ndërsa në faqen zyrtare të Facebook të Sindikatës të Minatorëve të Bashkuar Bulqizë sqarohet se Asllani është plagosur nga një masiv kromi në kokë dhe krah.

Sipas sindikatës kompania i kishte ndryshuar me detyrin pozicionin e punës.

 

Asllani nuk e njihte mirë procesin e ri të punës dhe kjo mund të ketë qënë arsyeja që ai është aksidentuar./abcnews.al