Një aksident ka ndodhur në urën provizore të Tapizës, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat anësore. Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar radhë të gjata në rrugë.
Siç shihet në pamjet e siguruar nga ABC, kamioni i tonazhit të rëndë ka bllokuar një pjesë të madhe të rrugës. Si një nga urat më të rrezikshme në vend, ura e Tapizës e mëparshme u shemb për të rindërtuar një të re.
Një urë provizore është funksionale momentalisht ku maksimumi i limitit të tonazhit të kësaj ure është 6 ton, por pavarësisht kësaj , në urë kalojnë dhe kamionë me tonazh të rëndë 12 tonë duke e bërë kështu të rrezikshëm kalimin dhe për automjetet e tjera.
Kjo nuk është hera e parë që jemi dëshmitarë të mosrespektimit të rregullave rrugore, pasi numri i lartë i aksidenteve tregon se shqiptarët janë indiferentë ndaj ligjit./abcnews.al/