Një fëmijë i moshës 9 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Draçinit, në lagjen “10 Korriku”. Sipas policisë, një mjet tip Volvo e cila drejtohej nga një shtetas malazez ka goditur fëmijen, i cili po kalonte rrugën.
I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës dhe është në gjendje kritike për jetën. Shoferi malazez është shoqëruar në komisariat deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

