Aksidentohet familja shqiptare në Kanada, vdesin babai dhe djali

schedule20:52 - 23 Gusht, 2018

schedule 20:52 - 23 Gusht, 2018

Një familje shqiptare që jetonte prej vitesh në Kanada u përfshi nga një aksident tragjik në Ontario në fundjavë, ku të vdekur mbetën at e bir.

Mediat kanadeze shkruajnë se viktimat janë Fatos Metko, 45 vjeç dhe djali i tij, Fioralb Metko, 14 vjeç. Të plagosur rëndë mbetën gruaja e 45-vjeçarit, Maralba dhe vajza e tij, Briana.

Makina me të cilën udhëtonte Metko goditi një dre, ndërsa më pas u përplas edhe me një makinë tjetër që po vinte përballë. Nga makina e dytë mbetën të vdekur edhe dy persona të tjerë, 51-vjeçarja Cynthia Caraoa dhe 9-vjeçarja Anika Caraoa.

Fatos Metko jetonte prej vitesh në Kanada dhe punonte si kuzhinier prej më shumë se 9 vitesh në Calgary. Ervin Bushi, një koleg që punonte me të tha se Fatosi ishte shumë punëtor.

“Mjafton t’i kërkoje ndihme dhe ai nuk të thoshte jo. Ai ishte një shembull shumë i mirë për të gjithë punëtorët”, thotë Bushi për mediat kanadeze.

Ai tregoi se çiiti Metko punonte çdo ditë për t’u dhënë më të mirën fëmijëve të tyre. Ata kishin në plan të zhvendoseshin në Ontario javët e ardhshme dhe kjo ishte arsyeja se pse po e vizitonin vendin.

Ata po regjistronin fëmijët në shkollë dhe po merreshin me detajet e fundit të zhvendosjes.

“Kishin shume të afërm në SHBA, në Michigan, kështu që donte  të shkonte në Ontario që të ishte pranë tyre”, tha Bushi.

Ndërkohe në një deklaratë, shoqata shqiptaro-kanadeze në Calgary tha se po punon për të ngritur fonde për familjen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!