Aksidentohet autobusi në Gjermani, të paktën dy të vdekur

schedule23:30 - 11 Janar, 2025

schedule 23:30 - 11 Janar, 2025

Një aksident automobilistik në verilindje të Gjermanisë ka shkaktuar dy viktima dhe ka lënë katër persona të lënduar rëndë, sipas njoftimeve nga policia.

Ngjarja ndodhi të shtunën, në një dalje të autostradës A11 që çon drejt një parkingu pranë një nyjeje afër Prenzlau, verilindje e Berlinit. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, aksidenti përfshiu një autobus të operuar nga Flixbus, operatori kryesor i autobusëve të distancave të gjata në Gjermani.

Dy viktimat e aksidentit ishin një grua 29-vjeçare dhe një burrë 48-vjeçar. Përveç katër të plagosurve rëndë, shtatë persona të tjerë pësuan lëndime të lehta, shkruan theguardian.Policia deklaroi se nuk besohet se ndonjë mjet tjetër ishte i përfshirë në aksident, ndërsa shkaku mbetet ende i paqartë.

Sipas zëdhënëses së policisë së shtetit Brandenburg, Beate Kardels, autobusi ishte nisur nga Berlini drejt qytetit polak Szczecin, një udhëtim prej rreth 150 kilometrash, dhe kishte në bord 13 pasagjerë dhe një shofer. Flixbus konfirmoi se po bashkëpunon me autoritetet për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes dhe për të mbështetur të prekurit nga aksidenti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!