Një fëmijë 5 vjeç nga Maliqi ka marrë lëndime dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në fshatin Sovjan.
Përmes një njoftimi paraprak policia bën me dije se i vogli është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë. Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Korçës dhe më pas është nisur drejt kryeqytetit, për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.08.2022, rreth orës 16:40, në Spitalin e Korçës, ka mbërritur për mjekim një i mitur 5-vjeçar, banues në fshatin Sovjan, Maliq, i cili duke luajtur në fshat, është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë. Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al