Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e tre të tjerëve ndodhi orët e para të mëngjesit të së hënës në autostradën Tiranë Durrës.
Të plagosurit ndodhen te Trauma ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
“ABC News”, mëson se një nga të plagosurit ka kaluar rrezikun për jetën, bëhet fjalë për 61-vjeçarin, i cili ndodhet ende në spital duke marrë trajtim.
Sa i takon dy të plagosurve të tjerë, mësohet se të dy ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Të dy të plagosurit kanë marrë dëmtime të shumta në të gjitha pjesët e trupit, por kryesisht në kokë.
Në orët në vijim mbetet për t’u parë nëse gjendje e tyre shëndetësore do të ndryshojë.
/abcnews.al/