Përmbyset makina me 5 veta brenda në Pukë, vdes drejtori, 2 punonjës rëndë në Tiranë

schedule17:04 - 25 Nëntor, 2020

schedule 17:04 - 25 Nëntor, 2020

Ndërron jetë Mark Ndou 60-vjeç, drejtor i inspektoratit të mbrojtjes së pyjeve në Shkodër, që u aksidentua mesditën e sotme në fshatin Bugjon në Iballë. Mjeti i IKMT-së Shkodër me të cilin po udhëtonte me 4 persona të tjerë doli nga rruga.

Dy punonjës të pyjores, Artan Bala dhe Llesh Përtuci janë dërguar me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë për jetën.  Ndërkohë që dy punonjësit e tjerë, Mustaf Arifaj dhe Dedë Elezi janë lënduar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mark Ndou

Mark Ndou mësohet se ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje por humbi jetën në këtë aksident tragjik. Prej 7 vitesh ishte në krye të inspektoratit të pyjeve ndërsa me përpara ka qenë edhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës nën siglën e partisë socialiste të moderuar PSM./ db/Abcnews.al