Abcnews.al zbardh detaje të reja nga aksidenti i ndodhur një natë më parë në dalje të tunelit të Elbasanit ku humbën jetën dy vajza dhe u plagosën dy të tjera.
Gazetari Aldo Kozarja raporton se, Behar Pema, shoferi i automjetit tip ” Benz” që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër vajzat ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 160 km në orë.
Sipas ekspertëve auto-teknikë ai nuk ka frenuar, pasi gjatë ekspertimit në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja frenimi.
Burimet i thanë abcnews.al se Pema kishte kryer manovra që në hyrje të tunelit. Një nga të mbijetuarat e aksidentit të mbrëmshëm Nervida Garunja i tha policisë ditën e djeshme se shoferi lëvizte nga një anë në tjetrën para se të ndodhte përplasja.
Pema rezultoi i dehur në testin e alkoolit të kryer menjëherë pas ngjarjes dhe u vu në pranga nga uniformat blu.
Katër vajzat po udhëtonin drejt Korçës në momentin kur ndodhi aksidenti që i mori jetën dy pasagjereve Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, ndërsa plagosi Denisa Dibrën dhe Nervida Garunjën./m.v. abcnews.al