Aksidenti tragjik me 21 të vdekur në Itali, ekspertët: Bordura ishte e vjetër

schedule16:31 - 5 Tetor, 2023

schedule 16:31 - 5 Tetor, 2023

Njëzet e një persona kanë humbur jetën dhe 15 kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit tragjik në Itali. Mes personave që humbën jetën në autobusin me turistë që ra nga mbikalimi në Maestres, Venecia, janë një foshnje dhe 4 fëmijë.

Sipas ekspertëve, bordura ishte e vjetër dhe nuk i kalonte 1.5 metra lartësi, ndërsa para pikës ku u rrëzua autobusi ishin hequr gati dy metra parmakë, shkruan gazeta La Repubblica, ndërsa rrjeti televiziv Tg5 thekson se “nëse do të ishte riparuar së fundmi apo zëvendësuar nga një parmak i ri, autobusi mund të mos kishte rënë nga mbikalimi”.

Hetimi i prokurorisë do të duhet të konstatojë pse deri më tani nuk ishte ndërruar parmaku. Njëkohësisht, hetimi i prokurorisë duhet të konstatojë nëse ky aksident tragjik ka ardhur si pasojë e mosvëmendjes së drejtuesit të mjetit apo nëse 40-vjeçari italian që drejtonte autobusin, dhe humbi jetën, po fliste në celular në momentin e rënies së autobusit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!