Aksidenti tragjik: Llaskarca, simboli i solidaritetit

schedule22:25 - 16 Shkurt, 2019

schedule 22:25 - 16 Shkurt, 2019

Katër ditë pas tragjedisë që ndodhi në fshatin Llaskarcë, banorët  e këtij fshati ende kujtojnë mbrëmjen e trishtë të 13 Shkurtit. Ky fshat tashmë në opinion është shndërruar në ‘simbol solidariteti’. Një ekip i Klan Maqedoni u kthye në vendin e aksidentit që i kushtoi jetën 15 personave.

Të parit që vrapuan në vendngjarje për të parë se çfarë po ndodhte ishin banorët e fshatit Llaskarcë. Ata siç deklarojnë për mikrofonin tonë, fillimisht kanë dëgjuar një zhurmë të madhe dhe kur kanë vrapuar në vendin e ngjarjes kanë parë  pamje të tmerrshme të autobusit të kthyer përmbys dhe njerëzve që kanë bërtitur për ndihmë.

Sipas banorëve, intervenimet e kompetentëve kanë qenë të vonuara, prandaj të njejtit me mjete të ndryshme janë munduar që të nxjerrin udhëtarët nga autobusi dhe me makina private i kanë transportuar të lënduarit nëpër spitale.

Para se Prokuroria të marrë vendimin nëse shkaku për fatkeqësinë është tek autobusi, vozitësi, apo dicka tjetër, Prokuroria do të grumbullojë dëshmi dhe deklarata. Nga atje paralajmërojnë se javën e ardhshme do të dërgojnë ftesë për të marrë në pyetje vozitësin e autobusit. Ekspertizë do ti bëhet edhe celularit të tij. Priten edhe rezultatet e obduksionit, dokumentacioni mjekësor, por edhe dokumentacioni i kompanisë “Durmo Turs”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!