Policia e Tiranës ka konfirmuar se nga aksidenti që ndodhi pasditen e së mërkurës pranë Kopshtit Zoologjik, ka ndërruar jetë një person.
Sipas bluve, viktima, Arjon Shanaj ishte student i vitit të tretë në Akademinë e Sigurisë. I riu qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe si pasojë është përplasur me një tjetër automjet të drejtuar nga Ylli Rama.
“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al