Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti, shoferi dyshohet të ketë pësuar atak/ Hetimet: Nuk ka qenë shofer problematik, nuk ka shenja frenimi

schedule10:19 - 1 Korrik, 2026

schedule 10:19 - 1 Korrik, 2026

Nga hetimet e deritanishme lidhur me aksidentin e ndodhur një ditë më parë ku humbi jetën drejtuesi i minibusit Redion Hasimi ka rezultuar se ai ka qënë duke ecur sipas normave të lejuara.

Në minisbus kanë qënë 14 persona, 13 pasagjerë dhe shoferi.

Ashtu sicc u tha dhe një ditë më parë shkak dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit pasi dyshohet të ketë pësuar atak kardiak.



Nga verefikimet nuk jane konstatuar shenja frenimi.

Shoferi nuk rezulton të ketë qënë shofer problematik, ai ka marrë vetëm 2 gjoba për parkim rreth 1 vit e gjysëm më parë.

Në pyetje janë marrë disa nga pasagjerët të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ata kanë deklaruar se nuk mbajnë mend asgjë pasi ka ndodhur shumë shpejt si ngjarje. Ndërkohë asnjë prej pasagjerëve nuk kanë parë ndonjë shenjë që të kuptonin se shoferi nuk ndihej mirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!