Numri i viktimave në aksidentin tragjik të ndodhur në Maqedoninë e Veriut pasditen e të mërkurës ka shkuar në 15. Ndërsa në një intervistë për mediat vendase komandanti i zjarrfikësëve në Tetovë rrëfen momentet e para pas mbërritjes në vendngjarje.
Në orët e vona të pasdites së të mërkurës një autobus doli nga rruga në Autostradën Shkup- Tetovë. Ai u rrokullis nga autostrada duke rënë poshtë, afër fshatit Llaskarcë në komunën e Sarait. Policia konfirmoi se numri i viktimave ka shkuar në 15 ndërsa të plagosurit 30.
Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve në Tetovë Uka Aliti deklaroi se kanë arritur në kohë në vendin e ngjarjes duke u përpjekur që të shpëtojnë sa më shumë jetë. Ndërkohë të enjten në vendngjarje kanë dalë sërish ekspertë të ministrisë së Brendshme për të konstatuar shkaqet e kësaj tragjedie të rëndë. Qeveria e Maqedonisë së veritu pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së mërkurës vendsoi që e enjtja dhe e premtja të shpallen ditë zie. /abcnews.al