Aksidenti në Gramsh, 7 pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, ishin ulur me stola druri mes sediljeve

schedule19:01 - 10 Korrik, 2021

schedule 19:01 - 10 Korrik, 2021

Zbardhet shkaku i aksidentit të ndodhur sot në Gramsh ku si pasojë e rrëzimit të një minibusi ndërroi jetë një person dhe u plagosën 9 të tjerë. ABC mëson se shkak është bërë  numri i pasagjerëve mbi kapacitetin e lejuar.

Burime bëjnë me dije nga grupi hetimor se të paktën 7 pasagjerë kanë qenë mbi kapacitetin e lejuar për furgonin që u aksidentua. Disa prej tyre kanë qenë të ulur me sediljeve me stola druri.

3 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën për shkak të dëmtimeve të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumës për një trajtim të specializuar mjekësor.

Dy prej tyre janë transportuar me ambulancë ndërkohë që i treti është sjellë me helikopter. m.v/abcnews.al