18-vjeçari, i cili mbeti i plagosur të enjten, pasi humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ka ndërruar jetë këtë të premte.
Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orëve të para të mëngjesit. Drejtuesi i mjetit u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
/abcnews.al