Aksidenti me emigrantë në Këlcyrë, prokurori Çano: Do të bashkëpunojmë me ambasadat përkatëse pas identifikimit të viktimave

schedule10:16 - 2 Prill, 2024

schedule 10:16 - 2 Prill, 2024

Drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Petrit Çano ka folur lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku mbetën viktimë tetë persona, shtatë prej tyre emigrantë nga vendet e treta dhe shoferi i automjetit nga Shkodra.

Ai theksoi se pasi të kryhen të gjitha ekzaminimet përkatëse autoritetet do të bashkëpunojnë me ambasadat përkatëse për të bërë të mundur dërgimin e trupave.

Sakaq nënvizoi se kjo është një ngjarje ku do të bëhen hetime të hollësishme pasi kjo ngjarje e rëndë ka edhe elementë kriminalë të përfshirë.

“Pasi të bëhet një identifikim i viktimave do të bashkëpunojmë me ambasadat përkatëse pasi të kryhen të gjitha ekzaminimet e domosdoshme. Është një ngjarje e rëndë, kjo ka ardhur si rrjedhojë e edhe elementëve kriminale, me transport të paligjshëm. Këto dy vepra penale do t’i hetojmë me thellësi dhe do të përcaktohet edhe shkaku i kësaj ngjarje të rëndë”, tha Petrit Çano.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!