Aksidenti me dhjetëra të vdekur, liderët perëndimorë solidarizohen me Greqinë

schedule10:13 - 1 Mars, 2023

schedule 10:13 - 1 Mars, 2023

Një aksident tragjik ndodhi pas mesnatë në Greqi, duke shkaktuar deri më tani 38 viktima dhe 85 të plagosur pas përplasjes fatale të dy trenave. Ngjarja ka tronditur popullin grek ndërsa pritet që numri i viktimave të rriter.

Ndërkohë, kryeminsitri Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit hekurudhor në Tempe. Vendimi hyn në fuqi nga sot, 1 mars deri më 3 mars 2023 me flamuj të valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe pezullimin e festive publike.

Liderët perëndimorë kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për kombin grek.

“Thellësisht e trishtuar nga përplasja e tmerrshme e trenave pranë Larisës në Greqi. Ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjitha viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Mirënjohëse për të gjithë shpëtimtarët dhe stafin mjekësor në vendngjarje. Mendimet tona janë me popullin e Greqisë pas kësaj ngjarje tragjike,” shkruan, Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola.


Ndërkohë edhe presidentja e Komisionit Europian ka shprehur ngushëllimet.

“Mendimet e mia janë me popullin greke pas aksidentit të tmerrshëm që shkaktoi kaq shumë viktima pranë Larisës. E gjithë Europa është në zi me ju.

Gjithashtu uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit. Jemi pranë jush.

“Jam i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga tragjedia që ndodhi në Greqi me përplasjen e trenave që rezultoi me vdekjen e dhjetëra personave. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, popullin grek dhe qeverinë e vendit,” tha Presidenti i Qipros.

“Mendimet e mia janë me popullin grek këtë mëngjes. Të tronditur nga lajmet dhe pamjet e përplasjes së dy trenave në Tempe.

Ngushëllime familjeve të viktimave. Guxim dhe forcë ekipeve të shpëtimit që vazhdojnë punën e tyre të vështirë,” tha Charles Michel.

Gjithashtu edhe Turqia ka shprehur ngushëllimet për këtë tragjedi për popullin grek.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e punëve të Jashtme i shprehu ngushëllimet popullit grek.

“Jemi të pikëlluar, pasi shumë njerëz humbën jetën dhe u plagosën në një aksident që ndodhi mbrëmë në Greqinë fqinje”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

Ngushëllime për personat që humbën jetën në këtë aksident tragjik, për popullin grek dhe qeverinë greke, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, përfundoi njoftimi.

Mesazhet e ngushëllimit sigurisht nuk kanë munguar as nga presidenti dhe kryeministri i vendit tonë.

“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar  gjithashtu në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në Greqi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!