Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, Karamuço: Rrjeti i trafikut të klandestinëve, problematik!

schedule08:37 - 4 Prill, 2024

schedule 08:37 - 4 Prill, 2024

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për aksidentin tragjik të ndodhur në Këlcyrës ku mbetën të vdekur tetë persona, mes tyre shtatë emigrantë nga vendet e treta.

Karamuço shpjegoi se shoferi nuk e ka njohur mirë zonën dhe ka qenë në panik.

“Kanë qenë dy makina me klandestinë por nuk është thënë. Kanë qenë në intervale të ndryshme kohore dhe ka qenë i njëjti grup i Shkodrës. Fillimisht ka shkuar makina e parë dhe ka marrë një grup. Ka qenë një kontroll rutinë. Policia duket se ka marrë informacion që do të jenë disa makina dhe kanë komunikuar me drejtorinë e qarkut Gjirokastër për ngritjen e patrullës. Po kanë qenë patrulla me tabela të thjeshta. Por ka qenë shumë vonë. Makina është batuar shumë herë. Tani këto muaj riaktivizohen të gjitha, është pjesa e ‘Tre Urave’, dhe një pjesë tjetër është nga zona e Kapshticës, nga kufiri tokësore. Dje policia ka nxjerrë në kërkim edhe organizatorin. Ata janë vrarë për 2100 euro, aq kushtonte pagesa për të shkuar në Mal të Zi. Shoferi nuk e ka ditur rrugën, ajo është rrugë e mirështruar, por duket ka qenë në panik dhe nuk e ka njohur zonën”, tha ai.

Gjithashtu eksperti Karamuço shpjegoi se autoritetet janë në kërkim të organizatorit të rrjetit të trafikut të klandestinëve. Ndërsa shtoi se linja që ndiqet për trafikimin e klandestinëve është ajo Turqi-Greqi-Shqipëri-Mal i Zi-Kroaci,

“Është një rrjet që vjen nga Turqia, rrjet i trafikut të klandestinëve, që paguajnë 300 euro për të ikur në Mal të Zi. Turqi-Greqi-Shqipëri-Mal i Zi-Kroaci, është linja e trafikimit të klandestinëve”, ka thënë eksperti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!